Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Jaka: Hapja e negociatave e domosdoshme, edhe pse me kosto për biznesin

08:26 / May 18, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikolin jaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapja e negociatave për sipërmarrjen shqiptare, pa dyshim që konsiderohet një sinjal inkurajues dhe forcohet besimit tek investitorët si vendas dhe të huaj, e cila për rrjedhojë krijon premisa për rritje punësimi dhe rritje ekonomike, por, nga ana tjetër, prodhuesit shqiptarë do të ekspozohen edhe më tepër ndaj rrezikut të një konkurrueshmërie të lartë nga mallrat europiane, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

Sipas tij, kjo konkurrencë duhet të kundërbalancohet nga rritja e eksporteve shqiptare, si dhe nga hapja e bizneseve të reja me kapital shqiptar apo të huaj që t’ju krijohen më shumë hapësira eksporti drejt tregut të Bashkimit Europian. Jaka thotë se është e nevojshme të identifikohen dhe përgatiten menjëherë një sërë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor për sektorët më konkurrues.

Nëse hapen negociatat, cilat janë kostot për industrinë shqiptare, sidomos për sektorin e agropërpunimit?

Në reagimin e shpejtë, hapja e negociatave për sipërmarrjen shqiptare, pa dyshim që konsiderohet një sinjal inkurajues dhe forcohet besimit tek investitorët si vendas dhe të huaj, e cila për rrjedhojë krijon premisa për rritje punësimi dhe rritje ekonomike. Forcohet besimi për sipërmarrjen për të qartësuar planet e saj për investimet afatgjata, por edhe si një reflektim që të përgatitemi për të vënë bazat e një ekonomie kompetitive, duke u fokusuar në sektorët prioritarë dhe që ofrojnë avantazhe konkurruese.

Në aspektin afatshkurtër, hapet një treg i madh në të cilin prodhuesit shqiptarë mund të eksportojnë produktet e tyre. Por, nga ana tjetër, prodhuesit shqiptarë do të ekspozohen edhe më tepër ndaj rrezikut të një konkurrueshmërie të lartë nga mallrat europiane. Kjo konkurrencë duhet të kundërbalancohet nga rritja e eksporteve shqiptare, si dhe nga hapja e bizneseve të reja me kapital shqiptar apo të huaj, që t’ju krijohen më shumë hapësira eksporti drejt tregut të Bashkimit Europian. Është e nevojshme të identifikohen dhe përgatiten menjëherë një sërë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor për sektorët më konkurrues.

Bëhet imperative konkretizimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë, që ajo t’i përgjigjet sfidave të integrimit europian të Shqipërisë.

– Përmirësimi i kuadrit rregullator procedural, nëpërmjet identifikimit të të gjithë listës së procedurave që prekin drejtpërdrejt aktivitetin e sipërmarrjes dhe thellimin e reformës për thjeshtëzimin e tyre, me qëllim uljen e afateve në aplikimin e tyre dhe tarifave, të cilat ndihmojnë për ta bërë prodhimin vendas konkurrues në tregun europian.

– Përmirësimi i klimës së investimeve dhe të bërit biznes, nëpërmjet intensifikimit të komunikimit dhe konsultimit publik, duke garantuar një bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm e afatgjatë me organizatat e biznesit.

– Thellimi i politikave fiskale dhe përmirësimit të sistemit tatimor dhe atij doganor, për krijimin e paketave fiskale konkurruese të qëndrueshme, që mbështesin produktet shqiptare dhe sektorët prioritarë të ekonomisë.

-Procesi i përafrimit të legjislacionit, jo vetëm harmonizimi i legjislacionit me standardet europiane, kërkon përmbushjen e afateve të fillimit të zbatimit të tyre, sidomos në drejtim të cilësisë së produkteve, shërbimeve, proceseve të punës, sigurisë ushqimore, kushteve të higjienës apo ndotjes së mjedisit, etj.

-Jemi të ndërgjegjshëm se zbatimi i këtyre standardeve është një proces i gjatë dhe që do të vazhdojë, edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu, zbatimi i plotë i tyre kërkon jo vetëm shumë kohë, por edhe fonde të konsiderueshme, të cilat Shqipëria nuk i zotëron sot. Zbatimi i plotë i këtyre standardeve do të kërkojë edhe një rritje të mëtejshme të mbështetjes financiare nga BE-ja. Kjo situatë kërkon një bashkëpunim rigoroz me sektorin privat, sidomos në drejtim të monitorimit, informimit dhe mbështetjes me asistencë teknike e fonde financiare për bizneset për të arritur zbatimin e këtyre standardeve.

Çfarë duhet bërë në këtë fazë?

Monitorimi dhe mbështetja me fonde e bizneseve për zbatimin e standardeve është detyrë e ministrive të linjës, por ky proces monitorimi duhet të jetë shumë transparent dhe mbi të gjitha, për impaktin e tyre konkret në zbatimin e standardeve. Duhet kuptuar se me hapjen e negociatave, qeveria duhet të forcojë kapacitetet e saj të brendshme në administratën publike, por edhe në sektorin privat në mënyrë që kur të bëhet negocimi kapitull pas kapitulli (duhet kuptuar se negociatat janë një proces i gjatë relativisht) padyshim ne të jemi gati dhe që të kemi ekspertizën më të mirë të mundshme. Në këtë linjë do të kërkonim sa më parë përcaktimin e negociatorëve dhe përfshirjen e sipërmarrjes në këtë proces, pasi gjykojmë se kjo tashmë është faza më e rëndësishme për vendin tonë.

Nëse negociatat nuk hapen, efekti psikologjik që mund të krijojë si e afekton ekonominë?

Nëse negociatat nuk hapen, efekti psikologjik është me pasoja në disa drejtime:
Thellon më tej krizën politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh, e cila ndikon në nëpërmjet investimeve inteligjente në ekonomi, kryesisht në ekonominë e dijes, ekonominë e gjelbër, ekonominë e energjisë, inovacioneve dhe teknologjive moderne, imponojnë politika e këndvështrime të reja bashkëkohore për politikat fiskale, klimën e biznesit, pagat, pensionet, asistencën sociale, investimet publike, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.