Qindra familje në qytetin bregdetar Rancho Palos Verdes, Kaliforni janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, një fenomen që ka prekur shtetin prej vitesh, por që është përkeqësuar këtë vit nga një stuhi e fortë në shkurt.
Sipas The Guardian, ngjarja ekstreme e motit 7 muaj më parë ka rezultuar në lëvizje të përshpejtuara të tokës që mund të arrijnë deri në 30 cm në javë. Si pasojë, banorët e Rancho Palos Verdes tani po përballen me shembje ndërtesash, probleme në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike./Tirananews.al
California city in 'slow-motion landslide' as land crumbles away and new coastline appears
— Sky News (@SkyNews) September 4, 2024
Rancho Palos Verdes is gradually crumbling following bouts of prolonged heavy rainfall.https://t.co/28d82rQhUe pic.twitter.com/ny6P6aGcGj
