Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Marrëveshja me Kurum për zgjedhjet në 2025, Basha: Krim, SPAK duhet të hetojë këtë ngjarje

18:15 / September 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha e ka quajtur skemë mashtruese para zgjedhjeve të 2025, marrëveshjen e kompanisë Kurum me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Për të akti është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtojnë punë, por pas zgjedhjeve do t’i hedhin në rrugë. Ndër të tjera, Basha theksoi se SPAK duhet të nis hetimet.

Postimi i plotë

Për sa kohë do të jenë të punësuar punonjësit e Kurum? Çfarë do të ndodhë me ta pas zgjedhjeve? Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje dhe garanci sot. Ajo që u servir për mediat ishte e njëjtë me skemën mashtruese të pak viteve më parë, me punonjësit e rafinerisë së Ballshit. Edhe atyre u premtuan në prag të zgjedhjeve – punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve i hodhën në rrugë. Edhe pseudo negociatat e sotme mes Kurum dhe përfaqësuesve të Edi Ramës janë ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit. Një lojë elektorale me shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarëve në atë sipërmarrje, qëllim i vetëm i të cilës është vota e tyre.

Nga ana tjetër po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë. Duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit. Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin.

Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrënqethëse. Shqipëria meriton më shumë!

Basha kurum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.