Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zotohet Rusia: Do të ndërmarrim veprime ndaj mediave amerikane!

12:46 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 c8e1bf35ff58f66f559e58df6b781ffa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

RUSIA- Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj mediave amerikane si përgjigje ndaj akuzave të Shteteve të Bashkuara për udhëheqësit e mediave ruse dhe transmetuesit shtetërorë, Russia Today (RT), që Uashingtoni i akuzon se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një ditë më herët, SHBA-ja ngriti akuza për pastrim parash ndaj dy punonjësve të RT-së për atë që zyrtarët thanë se ishte një skemë për të punësuar një kompani amerikane që të prodhojë përmbajtje online për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024.

SHBA-ja, po ashtu, njoftoi për veprime që shënjestrojnë RT-në, përfshirë kryeredaktoren Margarita Simonyan. Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i Rusisë është të krijojë përçarje politike në SHBA dhe të dobësojë mbështetjen e publikut amerikan për ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me luftën e nisur nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se lëvizjet e SHBA-së ishin pjesë e një plani për të mbytur çdo zë kundërshtues nga peizazhi mediatik dhe për të nxitur frikë në mesin e votuesve amerikanë lidhur me Rusinë, duke e paraqitur si një armike mitike të jashtme.

“Kur autoritetet ndërmarrin veprime të tilla primitive për të ndikuar te votuesit e tyre, kjo paraqet rënie të ‘demokracive liberale’”, tha zëdhënësja e MPJ-së ruse përmes një deklarate.

“Do të ketë përgjigje”, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij e listojnë Rusinë në vendin e 162-të nga 180, sa i përket lirisë së medias, ndërkaq SHBA-ja renditet në vendin e 55-të. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, Rusia ka shtrënguar kontrollin mbi informacionin dhe mediat, duke detyruar shumë prej tyre që t’i mbyllin zyrat në Rusi. Moska, po ashtu, i ka shpallur shumë gazetarë dhe aktivistë si “agjentë të huaj”. Shumë media perëndimore janë larguar nga Rusia që nga nisja e luftës dhe pothuajse asnjë gazetar amerikan nuk ka mbetur në Rusi./ REL

Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.