Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Kurrë saksione kundër Putinit”, BE i bën thirrje Vuçiçit: Serbia të përmbahet nga forcimi i lidhjeve me Rusinë

18:19 / September 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peter stano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga thellimi i lidhjeve me Rusinë, duke theksuar se një gjë e tillë bie ndesh me aspiratat e shpallura të saj për integrim në bllok. Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO. Komentet e Aleksandar Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, të bëra gjatë një takimi me presidentin rus në Vladivistok, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta midis Beogradit dhe Moskës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se takimi i zëvendëskryeministrit të Serbisë me udhëheqësin rus është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE. “Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, (Aleksandar) Vuçiç, ka ritheksuar qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo të forcohen marrëdhëniet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i këtyre marrëdhënieve dhe, presim nga të gjithë anëtarët e qeverisë së Serbisë ta ndjekin qëllimin e integrimit në BE”, tha zëdhënësi Stano.

Të mërkurën zyrtari serb e siguroi Presidentin Putin se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiçi është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, e cila kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse dhe e cila kurrë nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret për çfarëdo veprimi anti-rus”, tha ai. Presidenti Putin, tha gjatë takimit se ka ftuar presidentin e Serbisë të marrë pjesë në takimin e vendeve anëtare të organizatës BRICS, që pritet t’i zhvillojë punimet nga 22 deri më 24 tetor.

Presidenti serb, duke e falënderuar Putinin tha të enjten se “në atë kohë do të ketë shumë vizita të rëndësishme në Serbi”, duke lënë të kuptohet se nuk do të udhëtojë për në Kazan të Rusisë, ku pritet të mbahet takimi. Takimi i Vulinit me Presidentin Putin në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ndodhi pak pas vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, gjatë së cilës Beogradi nënshkroi një marrëveshje për të blerë avionë ushtarak francezë Rafale, një lëvizje që u pa si një largim i mundshëm nga Moska. Por vëzhguesit e pavarur në Serbi thonë se takimi është pjesë e përpjekjeve të Vuçiçit për të ruajtur politikën e drejtpeshimit midis Lindjes dhe Perëndimit. /VOA/

Peter Stano Rusia Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.