Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush do jenë deputetët e rinj të PS për zgjedhjet në 2025? Kuko: Për 1 muaj mbi 100 të interesuar, ka edhe nga diaspora

20:28 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
romina kuko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kushtet kur pritet mos kandidimi më shumë se gjysmës e deputetëve aktual socialist, një pjesë e mirë e tyre do të zëvendësohen përmes aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”. Kjo platformë e cila do të jetë e hapur deri në fund të shtatorit, drejtohet nga ministrja Bora Muzhaqi dhe përbehet nga një ekip, ku është edhe Romina Kuko, sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS, e cila në një intervistë për gazetarin e ”Top Channel”, tregon shkallën e interesit deri më tani, të atyre që duan të bëhen deputet nën siglën e socialistëve.

”Kjo është hera e dytë që hapet platforma deputeti që duam. Krahasuar edhe me platformën e parë e cila u hap përpara zgjedhjeve të 2021.Në fakt platforma është hapur në fund të muajit korrik fillim gusht dhe shohim se ka një interes shumë të lartë të aplikimeve. E kanë kaluar numrin 100 të aplikimeve të deritanishme. Ka një mori aplikimesh nga grup-mosha të ndryshme apo profesione të ndryshme dhe balancë gjinore. Jemi shumë të kënaqur me aplikimet e deritanishme”, tha Kuko. Përmes kësaj platforme PS i jep mundësi aplikimi edhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Romina Kuko thotë se më shumti kanë aplikuar vajza dhe gra. Ajo shpjegon se si do të procedohet më tej.

”Do të bëjmë një seleksionim të aplikimeve më të mira të ofertës më të mirë që aplikantët do të japin për PS. Dhe më pas ky seleksionim do të kalojë në hallkat e tjera nëpërmjet takimeve dhe intervistave ku ne do të qëndrojmë me ta gjerësisht për të parë se sa janë ata gati realisht të kontribuojnë në politikën shqiptare dhe më pas do të kalohet në hallkat e tjera që janë angazhimet në komunitet, sprovat për të provuar që kanë impaktin e tyre e më pas është pjesa tjetër për finalizimin e tyre në listën për deputet të PS”, u shpreh Kuko.

deputete PS romina kuko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.