Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jep dorëheqjen drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

11:37 / September 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Peza RTSH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza e ka njoftuar dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH, dokument i cili mban datën e sotme (6 shtator, 2024). “Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Peza është akuzuar për shkarkime të padrejta nga puna në RTSH, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në procese gjyqësore duke rënduar gjendjen financiare të mediumit publik. Punonjësit e shkarkuar kanë bërë edhe kallëzim në SPAK ndaj Pezës.

Gjithashut, në mars të këtij viti u njoftua nga burime në RTSH se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, dorëheqje e cila disa orë më vonë u përgënjeshtrua nga vetë ai. Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një hetim dhe kontroll të thelluar për fondet e Festivalit të 62-të të RTSH-së. KLSH po kryen verifikime dhe kontrolle në këtë institucion, pasi ka dyshime për abuzime me fondet.

Gjatë drejtimit të RTSH prej 15 muajsh, Alfred Peza pati përplasje të vazhdueshme me Këshillin Drejtues, ndërsa opozita gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Medias e vuri përballë një raporti kritik dhe akuza në lidhje me largimet nga puna dhe uljen e të ardhurave.

Alfred Peza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.