Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vizitorët e shumtë interes për muzeun e Pullës Postare, ka patur një rritje me 30% nga vendasit dhe të huajt

16:23 / September 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Posta shqiptare muzeu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është kryefjalë e turistëve që duan të shohin çdo gjë në vendin tonë. Muzeu i Pullës Postare Shqiptare është një nga institucionet e rëndësishme që i është shtuar listës së historisë dhe trashëgimisë së vendit tonë. Në 3 vite të funksionimit të tij, ky Muze ka njohur një rritje me 30% këtë vit të vizitorëve vendas dhe të huaj nga grupmosha të ndryshme.

”Patjetër që turistët e huaj kanë një vëmendje të veçantë, kanë një interes të veçantë sidomos te pjesa e pullave të para dhe vulave të para, sepse tregojnë ndërtimin e shtetit shqiptar. Pulla është në 112 vjetorin e saj sivjet. Vitin e kaluar kemi patur 111 të Pullës Shqiptare dhe ka qenë një vit goxha i suksesshëm sepse kemi patur dhe aktivitete promovuese të saj dhe kjo ka sjellë vëmendjen e vizitorëve të huaj, por edhe shqiptar. Kemi 30% rritje nga viti i kaluar mos harrojmë që është një muze rishtazi në tregun shqiptar dhe duke qenë se ne kemi afër dhe Muzeun e Gjeteve po bashkëpunojmë që të jemi pjesë e të njëjtit tur”,-tha Albiona Sulo, muzeu i Pullës Postare Shqiptare.

Ndër koleksionet me më shumë vlerë të muzeut janë vulat e para të shtetit shqiptar, por edhe bocetet unike. ”Kemi vulat e para të shtetit shqiptar me krijimin e shtetit shqiptar u krijuan dhe vulat e para, pa të cilat nuk do të funksiononte shteti. Një ndër objektet më të veçanta që ne kemi është një nga bocetet që është që nga koha e pushtimit osman. Ne e kemi vënë ashti siç e kemi trashëguar të pa prekur”.

Vula e parë e Postës Shqiptare daton më 5 Maj 1913 dhe intelektuali i shquar i kohës Lef Nosi ka qenë ministri i parë i Postë-Telegrafës në qeverinë e Ismail Qemalit.

Muzeu i Pullës Postare Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.