Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani” të Shkodrës.
Sipas uniformave blu, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje dhe fatmirësisht nuk ka perona të lënduar.
Makina që është qëlluar me armë është në pronësi të Sokol Kajoshit, ndërsa mediat bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ishte boksieri profesionist i Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Sipas burimeve, boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Land Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.
Policia ben me dije se aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Burimet mediatike bëjnë me dije se ndaj automjetit është qëlluar 5 herë, ndërsa autori/autorët kanë qëlluar nga një motomjet dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mjeti “Range Rover” me targa “AB230EO” është bllokuar në vendngjarje nga shërbimet e Policisë së Shkodrës.