Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Andi Përmeti deputet prej 6 muajsh? PD akuzon për manipulim të zgjedhjeve

12:07 / May 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivi kaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike, përmes Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso thotë se Rama po kthen votimin monist, duke falsifikuar procesin me kandidatë false e të paligjshëm nga Bindja Demokratike.

Sipas Ivi Kasos, Kuvendi ka lëshuar vërtetim false sikur kjo parti përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend, kur deputeti ka më pak se një muaj që ka marrë mandatin. “Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit”, tha Kaso në një deklaratë për mediat.

Duke paraqitur dhe dokuementet ai thotë se PD ka paditur për shpërdorim detyre Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit. “Çdo anëtar i KQZ dhe KZAZ do të mbajë përgjegjësi penale për çdo shkelje të ligjit me kandidatë të regjistruar me dokumente fallco”, tha ai.

  • dok pd 2
  • dok pd 1

Ndërkaq, Ivi Kaso do të shkojë në KQZ, bashkë me përfaqësuesin e LSI, për të dorëzuar listën e anëtarëve të opozitës në KZAZ.

Andi Permeti PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.