Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lulzim Basha reagon për Asamblenë e PS: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

13:35 / September 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e ri për zgjedhjet e 2025 dhe renditi punët e qeverisë.

Për Bashën, ky ishte një teatër i shëmtuar e Ramës që synon t’i trajtojë qytetarët pa spektatorë, teksa komentoi dhe vendimin e kryeministrit për listat e hapura.

“Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i’u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre”.

Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.