Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rumania ngre alarmin: Një dron rus ka shkelur hapësirën tonë ajrore!

15:31 / September 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 00f45ac60fb5748d3b2f4d74b6027d3e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

RUMANI- Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s të dielën. Rumania i bëri thirrje Moskës ta ndalë këtë “përshkallëzim”.

Incidenti ndodhi kur ushtria ruse kreu sulme ajrore “ndaj caqeve civile dhe infrastrukturës së portit” përgjatë lumit të Danubit në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Rumania i dërgoi avionët e vet luftarakë F-16 për ta vëzhguar hapësirën ajrore, si dhe i njoftoi aleatët e vet në NATO, tha Ministria. Autoritetet gjithashtu u dërguan mesazhe paralajmëruese banorëve në dy rajone lindore.

Autoritetet rumune kanë nisur një hetim për këtë incident. Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Rumania ka gjetur copëza të dronëve rusë në territorin e vet në disa raste dhe më së voni në korrik të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i dënoi fuqishëm sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar ato si “të paarsyeshme dhe në kundërshtim të thellë me normat e ligjit ndërkombëtar”. Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed./REL

rumani ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.