Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në Parlamentin Britanik: PD, vullnet për të luftuar krimin

12:48 / May 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Londër është takuar me kreun e Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.

Në këtë takim, Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore.

Basha theksoi se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht. Ndaj veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qënieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.

Jemi të vendosur nënvizoi zoti Basha për të ndertuar ne Shqiperi institucione te forta ligjzbatuese te pandikuara dhe te afta per te luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun.

Gjithashtu u diskutua për rrezikun e të gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan.

Basha theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë. “Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”

Parlamentin britanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.