Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama tha se PD do marrë më pak se 25 mandate, Bylykbashi: Po kërkon që të rikthejë standardin e 1997 në zgjedhje

14:45 / September 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1725971567xoerd bylykbashi 1024x615 526
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto ditë kryeministri Edi Rama është përfshirë thellë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025, dhe një deklaratë që ka nxitur debate është ajo se PD do të marrë më pak mandate së në votimet e vitit 1997, ku mori 25 mandate deputetësh. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, thotë se ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.

”OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si “të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda” dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë. Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025”,-tha Bylykbashi në një deklaratë për mediat.

Për të kjo deklaratë e Ramës vërteton edhe një herë se duhet ngritur një qeveri teknike, që nuk drejtohet nga Rama dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme është domosdoshmëri për shqiptarët. ”Kjo deklaratë e Ramës, pasi ka burgosur liderin e Partisë Demokratike, është treguesi se ai ka në mend vetëm forcën dhe bandat për të shkatërruar zgjedhjet dhe mposhtur opozitën. Partia Demokratike e merr shumë seriozisht këtë premtim të Edi Ramës për të rikthyer standardin e 1997 në zgjedhje. Partia Demokratike do t’i përgjigjet fort, në mënyrë të plotë dhe proporcionale dhe me çdo mjet legjitim, skenarit të Edi Ramës.

Edi Rama, çdo vegël e tij, çdo patronazhist, çdo institucion i shtetit, përfshirë gjoja të pavarurit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë nëse angazhohen apo i hapin rrugë këtij skenari. Edhe njëherë, që të shmangen skenarët e ’97-ës, Partia Demokratike kërkon lirimin e Sali Berishës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Bylykbashi.

25 mandate Bylykbashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.