Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali këtë të martë në një takim të veçantë Edit Shkrelin, shqiptarja që po shkruan histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Spiropali e vlerësoi Shkrelin si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe profesionalizmit, duke theksuar se arritjet e saj janë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët. ”Sot pata kënaqësinë të takohem me Edit Shkrelin, shqiptarja që po bën histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Një shembull frymëzues i përkushtimit, që na nderon të gjithëve. Arritjet e saj dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës sonë dhe forcën e vlerave shqiptare që ajo përfaqëson me dinjitet”, shkruan Spiropali.



