Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 2025, Lapaj: Do të kemi rezultat surprizë

16:15 / September 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adriatik Lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet”, thotë se ai dhe ekipi i tij do të ketë rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 2025. Lapaj theksoi edhe se fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje do të ishte çarja e sistemit. Ai tha se pret të votohet nga shqiptarët e ndershëm, që sipas tij, përbëjnë shumicën e popullsisë.

”Ne kemi një vit që kemi nisur fushatën. Po bëjmë takime në Tiranë, rrethe dhe në diasporë. Raporti ynë është me qytetarët, sepse ata mund të përmbysin qeverinë. Kjo konjekturë tregon dy anë të së njëjtës medalje. Këtu ka njerëz shumë të pasur, që punojnë paratë e politikanëve. Drejtuesit e PS dhe të PD në qarqe përdorin krimin për të blerë vota. Këta janë kukulla të një sistemi, që drejtohet nga Rama. Edi Rama drejton një ekip gjarpërinjsh, që duan të pijnë gjakun e shqiptarëve.

Ne jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët e ndershëm. Edhe administrata duhet të na votojë. Kjo sepse ne flasim për parime, për punonjës që janë larg nga politika. Ne jemi për të ndërtuar një model ndryshe. Nëse prek zemrën e njerëzve, asgjë nuk të ndal pastaj. Do ta çajmë sistemin e bandave, që bëjnë sikur bëjnë sherre. Në zgjedhjet e 2025 kam besim të pafund. Do të kemi rezultat surprizë në zgjedhjet e 2025. Fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje do të ishte çarja e sistemit”,-tha Lapaj.

adriatik lapaj Zgjedhjet e 2025
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.