Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sëmundjet e zemrës po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë

09:32 / September 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8576
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.

Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku.

Kardiologu Taulant Gishto, ishte i ftuar në “7 pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova për të folur rreth kësaj problematike. Përveç faktorëve të tjerë të cilët ndikojnë në sëmundjet e zemrës, stresi dhe pagjumësia ndikojnë gjithashtu në shtimin e rasteve.

Taulant Gishto: Botës po i mëshohen një grup tjetër faktorësh. Një nga këta faktorë është stresi. Pagjumësia ndikon në hipertension dhe hipertensioni është shkaku bazë për sëmundje kardiovaskulare. Problemet e zemrës kanë një gamë shumë të gjerë, që nga çrregullimet e ritmit deri tek ato që prekin enët e gjakut të zemrës. Te pjesa e aritmive duhet të kemi parasysh që është ndjesia e të rrahurave. Kjo është një shenjë që mund të kemi ose një takikardi ose takiartimti. Në këto raste duhet të paraqitet në siptal dhe të bëjë një ekage. Shenjë tjetër është dhimja e gjoksit, e cila shtrihet në të gjithë gjoksin, shpatullën, krahun dhe dy gishtat e fundit. Një dhimbje e cila zgjat 5-10 minuta, por mund të shkojë dhe më shumë. Është një dhimbje që mund të provokohet në ngarkesë fizike. Është një dhimbje që shpesh herë përshkruhet sikur të peshon një elefant në kraharor, aq e rëndë është dhimbja që lidhet me infarktin e miokardit. Urgjenca është opsioni i vetëm.

Alkooli dhe sulmet në zemër

Taulant Gishto: Një pije mund të konsumohet në ditë, qoftë për burrat qoftë për gratë. Një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë për mirë te sëmundjet kardiovaskulare. Kalimi i këtyre sasive kthehet direkt në armik kryesor.

Mund të parandalohen sëmundjet?

Taulant Gishto: Padyshim që po! Është më mirë të parandalosh se të trajtosh. Ne e kemi shumë kollaj që ta parandalojmë, sepse trajtimi ka ecuri të mirë dhe ecuri jo të mirë.  Rasti më i ri që ka pësuar infarkt ka qenë 27 vjeç. Ishte shumë e shëndetshme, pa probleme shoqëruese

zemra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kufijtë nuk janë traumë, pse fëmijët kanë nevojë për rregulla të qarta

23:03 / October 16, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.