Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Jeta luksoze e Hatit dhe Jasharit, si policia ra në gjurmët e shkeljeve të tyre!

20:05 / September 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hati dhe Jashari janë kthyer në një nga çiftet më të njohura në rrjetet sociale, ku shpesh komentohen për jetën e luksit. Është 19-vjeçarja Hatixhe Brika e cila në Tik Tok dhe në Instagram publikon foto dhe video duke treguar rroba, akesorë apo dhurata të shtrenjta që i blenë bashkëshorti i saj Jashar Stojku. Një ndër këto video ishte dhe ajo ku shfaqet duke i dhënë mjetit të saj me shpejtësi të lartë, një makinë Porsche që ia kishte dhuruar për ditëlindje i shoqi. Në një tjetër video shfaqej ajo duke i kërkuar Jasharit që të rriste shpejtësinë ndërsa ishin duke qarkulluar me mjetin e tyre.

Pas këtyre videove policia ka reaguar dhe ka njoftuar se i ka gjobitur e po ashtu u ka sekuestruar edhe makinën.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video”, njoftoi policia. Më pas Hati ka reaguar me irnoni duke publikuar momentin kur shkojnë drejt komisariatit me mjetin e tyre.

“Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot shkruante ajo”. Në një tjetër reagim ironik ajo ka postuar foto nga një tjetër makinë e shtrenjtë duke thënë se po bëhen gati të blejnë tjetër mjet pas sekuestrimit të Porsche. Më tej vazhdon sërish me ironinë, duke shkruar: A ikim të jetojmë në Dubai? Por si u bë e njohur Hati në rrjetet sociale dhe pse publiku nisi ta ndiqte dhe komentonte aq shumë? Diçka më shumë se një vit më parë ajo nisi të publikonte video nga jeta e saj, teksa shfaqej e mbuluar me shami, duke treguar dhurata të shtrenjta që i shoqi i kishte blerë, dhe jetën e përditshme. Ajo shpesh është komentuar edhe negativisht, por kjo nuk e ka ndaluar që të vijojë të jetë aktive në rrjet.

Hati Jashari luksi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.