Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Nuk e shpallim dot tokë të pushtuar”, Vuçiç tregon planin me 7 pika për zhbërjen e shtetit të Kosovës

19:30 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serbia do ta shpallte Kosovën një tokë të pushtuar, por presidenti Aleksandër Vuçiç është trembur nga ekspertët e tij juridik. Vuçiç pretendon se po ta shpallte një territor të pushtuar, grupet e armatosura në Kosovë, pavarësisht statusit të tyre, do të merrnin statusin e forcës së armatosur të ligjshme.

“Ne nuk do t’u japim atyre asnjë legjitimitet”, tha presidenti serb. Në konferencë prezantoi 7 pika të planit të tij kundër shtetit të Kosovës, të cilat do t’ia paraqesë, siç tha, mbi 60 liderëve të botës. Konkretisht kërkoi kthimin e gjendjes në Kosovë siç ishte përpara se Albin Kurti të vinte në pushtet: 1, mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri; 2, zbatimin e nenit 9 të marrëveshjes së parë të Brukselit për kthimin kolektiv të serbëve në Polici; 3,Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore; 4, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës në veri dhe mbylljen e të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime jetike publike për qytetarët; 5, formimi urgjent dhe përfundimtar i Asociacionit; 6, lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë, që u arrestuan në protesta dhe barrikada; 7, mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pandërprera të pagesave dhe shërbimeve postare në monedhën dinar.

Vuçiç njoftoi se parlamenti, brenda 45 ditësh, do të miratojë një ligj, me të cilin do të shpallet paligjshmëria e të gjitha organeve dhe institucioneve të themeluara në territorin e Kosovës dhe Metohisë, siç e quan ai, pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë. “Ata mund të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre. Dhe ata mund të ëndërrojnë anëtarësimin në OKB dhe mund të ëndërrojnë kështu për dhjetëra vite”, pretendoi presidenti serb. 

Kosova Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.