Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

20 vjet nga riaktivizimi i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, Bankers Petroleum Albania prodhon 20 mijë fuçi në ditë

20:09 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankers
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bankers Petroleum Albania shënon 20-vjetorin e saj, duke festuar dy dekada të riaktivizimit të fushës naftëmbajtëse Patos-Marinza, fusha më e madhe naftëmbajtëse në tokë në Evropë. Që nga viti 2004, kur kompania mori në zotërim këtë fushë të vjetër, Bankers ka shënuar një rritje të ndjeshme duke futur teknika moderne të nxjerrjes, duke rritur prodhimin deri në një kulm prej 20,000 fuçi në ditë.

“Ne u përqendruam në përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë. Nisem shpimet horizontale të avancuara, të cilat transformuan këtë aset dhe e bënë atë kaq të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Ne jo vetëm që rritëm prodhimin, por gjithashtu zgjatëm jetën e fushës naftëmbajtëse. Prodhimi i naftës arriti kulmin e tij në 20,000 fuçi në ditë, një nivel që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në këtë fushë”, tha Chris Thompson, nëndrejtor i Përgjithshëm.

Përtej rritjes së prodhimit të naftës, Bankers ka pasur një ndikim të thellë në komunitetin lokal, duke investuar 4 miliardë dollarë në fushën e naftës, duke paguar 1 miliard dollarë në taksa dhe duke mbështetur projekte infrastrukturore, përfshirë shkolla dhe spitale, me 10 milionë dollarë të dedikuara për nisma komunitare. Kompania, që tani është një nga punëdhënësit kryesorë në Shqipëri me 500 punonjës, ka prioritizuar gjithashtu kujdesin mjedisor, duke investuar ne ndertimin e një impiant për trajtimin e mbetjeve të naftës për të minimizuar gjurmën e saj ekologjike.

“Jam krenar të them se Bankers ka transformuar ndjeshëm industrinë e naftës në Shqipëri. Përdorimi i shpimeve horizontale, pompave PCP, injektimit me polimer dhe shpimet termale jo vetëm që kanë përmirësuar nxjerrjen e naftës, por gjithashtu ka demonstruar potencialin e teknologjive të avancuara në rigjallërimin e fushave të vjetra të naftës. Këto inovacione kanë pozicionuar Bankers Petroleum si një lider në këtë fushë, duke kontribuar në rritjen e prodhimit, efikasitetin operacional dhe rritjen ekonomike në sektorin e naftës në Shqipëri”, tha CEO, Huanqin Xiao.

Ndërsa Bankers Petroleum Albania sheh drejt së ardhmes, synon të fokusohet tek inovacioni dhe qëndrueshmëria, me plane për të zgjeruar prodhimin përmes teknologjive të avancuara si injektimi termal dhe trajtimi i baltës, të cilat do të transformojnë më tej Patos-Marinzën si një projekt unik në industrinë e naftës në Shqipëri.

Bankers Petroleum patos marinze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.