Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia merr masa për të zgjidhur krizën e strehimit

11:16 / September 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
000000000000000 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritet greke do tu ofrojnë një lehtësim tatimor tre-vjeçar për pronarët e shtëpive që ata të heqin dorë nga qiratë afatshkurtra.

Masat janë pjesë e një plani të ri 2.4 miliardë euro për të trajtuar problemin e strehimit. Si pjesë e këtij plani, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha javën e kaluar se Greqia planifikon gjithashtu të rrisë një taksë për qiratë afatshkurtra.

Vetë banorët kryeqytetit grek iu përgjigjën pozitivisht këtyre planeve.

“Qiratë janë shumë të larta për realitetin ekonomik të vendit. Nuk ka asnjë justifikim për qira kaq të larta, me këtë nivel ekonomie dhe këto paga.”

“Si në Athinë dhe në të gjithë Greqinë, qiratë kanë arritur vërtet nivele të papërballueshme. Imagjinoni që një mësues që fiton 776 euro, t’i kërkohet të paguajë 500-600 euro qira, në zonat rurale. Është e qartë, ata nuk mund të mbijetojnë.”

Valentina Reino, kreu i politikave për kompaninë Airbnb në Evropën Jugore, tha në një deklaratë për shtyp të premten se kompania ishte e gatshme të punonte me qeverinë greke për t’i dhënë një zgjidhje këtij problem.

Ngjashëm me vendet e tjera evropiane, pagat e ulëta, mungesa e pronave, qiratë e pushimeve afatshkurtra dhe inflacioni i lartë kanë nxitur krizën e strehimit në Greqi që ende po rikuperohet nga një krizë borxhi gati dhjetëvjeçare.

Greqia ka shpenzuar deri tani 2.2 miliardë euro për të subvencionuar kredi me interesa të ulëta për të rinjtë me të ardhura të ulëta dhe çiftet e reja për të blerë një shtëpi dhe ka caktuar një shumë shtesë prej 2.4 miliardë euro për të shtrirë planin në më shumë se 20 mijë të rinj dhe çiftet deri në 50 vjeç.

Bumi i qirave afatshkurtra në Evropë ka nxitur autoritet në pikat e njohura turistike si Ishujt Kanarie të Spanjës, Lisbonën, Berlinin dhe Firencen të marrin masa për të zgjidhur krizën e strehimit.

greqia strehimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.