Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Knut Fleckenstein: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën

16:16 / September 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Knut Fleckenstein
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria nuk ka përmbushur çdo kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian por është në rrugën e duhur. Konstatimi vjen nga një njohës i mirë i fushës siç është Knut Fleckenstein që ka luajtur rolin e raporterit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

“Jo ende, Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pikërisht është aty edhe plani i rritjes i Komisionit Evropian, që të gjitha kriteret të përmbushen në mënyrë që Shqipëria të rezistojë në tregun e përbashkët evropian. Natyrisht që kjo kërkon kohë dhe këtë e di gjithkush sepse është një proces normal. Nga ana tjetër, duhen përfshirë më tepër në procesin integrues në BE, Parlamenti dhe shoqërinë civile”, u shpreh Knut Fleckenstein.

I pyetur nëse Shqipëria do të jetë gati për një anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 20230 Knut Flekenshtajn tha se “nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë gati në vitin 2030 dhe do t’i ketë përmbushur kushtet e kërkuara. Ajo që unë nuk di është se a do të jetë gati Bashkimi Evropian për të pritur Shqipërinë”.

“Shpresoj që Evropa e Bashkuar të jetë gati por nuk mund ta garantojmë sot një gjë të tillë. Sapo është zgjedhur një Parlament i ri Evropian po zgjidhet një komision i ri. Varet shumë nga shefat e qeverive anëtare që duhet të bien dakord me rregullat e lojës. Që duhet të bëjnë të mundur pranimin e vendeve të tjera”, tha Flekenshtajn.

Edhe pse i përket së majtës socialdemokrate gjermane, Flekenshtajn vlerëson veprimin e Shqipërisë me kampin e refugjatëve në ndihmë të Italisë, pasi sipas tij i jep zgjidhje problemeve të Europës. “Nuk është një çështje e së majtës apo së djathtës por sesi duhet të zgjidhet problemi që ka Italia me refugjatët. Ne socialdemokratët jemi shumë të kujdesshëm dhe pjesërisht kritikë me të tillë kampe që ngrihen jashtë Bashkimit Evropian.

Por për mendimin tim qeveria gjermane thotë që “të shohim një herë se çfarë do të ndodhë”. Ky qëndrim është më i mirë se ai i Britanisë së Madhe që donte t’i dërgonte njerëzit në Ruandë”, tha më tej Flekenshtajn. Flekenshtajn në intervistën e tij këshillon që të shfrytëzohet momenti i mirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimi i mendimit të vendeve anëtare në raport me domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE./RTSH/

Kampi i Gjadrit Knut Flekenshtajn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.