Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ligji i ri për urdhrin e mjekëve, zv.ministrja e Shëndetësisë: Jo më shumë se 30% të orëve të punës së shërbimit publik në privat!

20:07 / September 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
entela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi miratoi me 74 vota pro, më (12 shtator) në një seancë maratonë aktin normativ për ndryshimet e urdhrit të mjekut. Por, çfarë parashikon ky akt normativ?

Këtë e ka shpjeguar Entela Ramosaçaj, zv.ministre e Shëndetësisë e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Studio Live, e cila bëri me dije disa ndryshimet që janë bërë në ligj. 

“Disa element që janë futur në ligj lidhen me rregullimin e profesionit në shërbimin publik dhe që në orët e pasdites e ushtrojnë profesionin në një vend privat, pra edhe në publik dhe në sistemin jopublik. Arsyeja që u ndërhyrë ka të bëjë me disa faktor por ne kishim dëshirë për të rregulluar shërbimin që mjeku jep. Akti synon edhe regjistrin elektronik, ku do të publikohen emrat e mjekëve që do jenë në struktura publike dhe jo publike. Po ashtu, kufizon orët e punës, mjeku që punon në shërbimin publik nuk duhet të ushtrojë në shërbimin privat më shumë se 30 për qind të orëve të punës që ai ka në shërbimin publik.

Ligji parashikon edhe masat disiplinore, ngritjen e komisioneve të ankimimit që do të ndryshojë mënyra se si do të shqyrtohen ankesat dhe do të shihet deri ku arrin gabimi i mjekut. Urdhri do të hartoj edhe kodin e ri të etikës që synon të rris standardet e rritjes së shërbimit të këtij profesioni, që shërbimi të jenë në një nivel më të lartë”, tha ajo.

Sa i takon mungesës së disa ilaçeve në QSUT, ajo u shpreh se QSUT është duke u furnizuar me ato ilaçe që janë mungesë.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me QSUT janë duke e adresuar këtë fenomen, QSUT është duke u furnizuar me medikamentet që janë mungesë”, tha ajo.

E pyetur lidhur me skandalin tek Spitali Onkologjik, ku mjekët referonin pacientët për të marr shërbim tek privati, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se nga ana e ministrisë ka nisur të merren masa që fenomene të tilla të mos ndodhin më.

“Ministria ka filluar një varg masash për të adresuar fenomenin që orientoheshin pacientët drejt sektorit privat dhe ishte kjo arsyeja që këto ndryshime morën shkak dhe kufizimi i orëve në sektorin jo publik dhe ndalesa që i bëhet mjekvë që të referojnë pacientë nga shërbimi publik në atë jo publik, nëpërmjet këtyre ndryshimeve ky fenomene duhet që të ndërpritet”, tha ajo.

ligji mjeket privat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.