Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës vijojnë të jenë të ndezura. Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” thotë se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
Spahiu tha më tej se pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë dhe Serbi, William Burns, Kurti dhe Vuçiç u tërhoqën nga ‘ura Ibrit’ dhe ‘bojkoti’.
“Pas takimit me shefin CIA-s të dy janë paralajmëruar se nëse do të ketë zhvillime në rajon do të ketë reagim. Vuçiç hoqi dorë nga taktika e bojkotit. Rikthimi në institucione, kërkesa për asociacionin, janë një tërheqje e dukshme 180 e gradë e kërcënimeve ushtarake që bënte media e Beogradit. Ka veprime të koordinuar me shefin e CIA-s. Edhe i dërguara i posaçëm i Gjermanisë Manuel Sarrazin, ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj dy palëve.
Kurti është paralajmëruar se nëse do të përjashtohej nga Procesi i Berlinit, goditja për Kosovën do të ishte fatale. Procesi i Berlinit është i vetmi ku Serbia merr pjesë me Kosovë. Kurti ka qenë avokat i fortë i procesit të Berlinit duke përjashtuar Ballkanin e Hapur vetëm për këtë arsye.
Ballkani i hapur është mbajtur një plan B. Nëse duam ta lexojmë në rreshta atë që kanë thënë përfaqësuesi dhe i deleguari i Gjermanisë në Ballkan, duhet lexuar nëse Kosova do të përjashtohet nga procesi i Berlinit do të katandiset te Ballkani i Hapur. Albin Kurti nuk mund të sillet dhe tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve.”– tha Spahiu.