Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Bajerni i Mynihut, kampion i Gjermanisë për herë të 29-të

17:34 / May 18, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bayern
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka më histori, nuk ka më shanse për Borusian e Dortmundit që të rikuperojë! Bundesliga ul siparin dhe titulli shkon në Bavari me Bajernin e Mynihut që kurorëzohet për herë të 29-të në historinë e tij kampion i Gjermanisë. Ky është titulli i parë për Robert Kovaç si trajner, që pavarësisht suksesit, mund të mos i jepet besim për sezonin e ardhshëm. Ky është dhe titulli i fundit për një brez lojtarësh që në Bavari janë shndërruar në legjenda, mbi të gjitha për dyshen Riberi-Roben, idhuj të tifozërisë bavareze.

Ky vit do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Bajernit, që kanë shijuar një përmbysje të pabesueshme ndaj Borusias së Dortmundit, me bavarezët që mbyllën kampionatin në javën e fundit me +2 pikë nga rivalët verdhezinj. Bajerni mposhti në “Allianz Arena” 5-1 Ajntrahtin e Frankfurtit, duke e mbyllur sezonin me 78 pikë, 2 më shumë sesa Borusia që nga ana e saj mposhti “adashen” nga Gladbahu me rezultatin 2-0. Padyshim, tifozëve bavarezë u kanë shijuar më shumë golat e Frank Riberis dhe Arjen Robenit, që lanë shenjën e tyre dhe në ndeshjen e fundit të titullit kampion.

Bajerni i Mynihut kampion i Gjermanisë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.