Jonida Maliqi pati një performacë të shkëlqyer natën e dytë të Eurosong duke kaluar kështu në natën finale, ku dhe do të këndojë e dyta në radhë.
Këngëtarja Maliqi përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” dhe është cilësuar nga faqja zyrtare e Eurosong, si këngëtarja me zërin mahnitës dhe me interpretim të shkëlqyer.
Deri në këto momente Jonida Maliqi është pëlqyer shumë nga publiku dhe duke parë votimin online në faqen zyrtare në eurovizionit vote.esctoday.com/, ajo është e preferuara e publikut.

Sot në Eurosong do të performojnë këngëtarë nga 26 shtete dhe vota e publikut do të grumbullohet me votat e jurisë për të shpallur këngën fituese të Eurosong që këtë vit mbahet në Tel Aviv.
