Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Gonxhja: Biblioteka Kombëtare është në situatë kritike! Një e re do të hapet pranë Gardës

15:00 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BIblioteka kombetare1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm këtë të martë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku dha lajmin se po punohet për një bibliotekë të re kombëtare. Godina do të ngrihet pranë Gardës në Tiranë, por ministri siguroi se e vjetra nuk do të preket, por aktualisht gjendja e saj është kritike.

“Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kemi një situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet dhe për të gjithë inventarin, thesarin që kemi në bodrumet e këtij institucioni, ku ne po punojmë për të pasur një qasje tepër kreative në kuptimin ekonomik të fjalës, një nismë të re që kemi bashkë me Bashkinë e Tiranës dhe me shoqërinë që posedon një pjesë të këtij aseti, ne të kemi një marrëveshje të re që do të na bënte që të dilnim me më shumë metra dhe me një zgjidhje përsa i përket krizës që ka kaluar biblioteka shqiptare në vite”, tha Gonxhja.

Në këtë kontekst ai nënvizoi edhe se do mendohet një rikonceptim i Pallatit të ri të Kulturës, në shërbim edhe të Bibliotekës Kombëtare. “Duam që të jetë e vizitueshme dhe të jetë një objekt historik, ku do të kemi fondin historik. Biblioteka e re Kombëtare do të jetë në shërbim të shumë moshave dhe më shumë kategorive. E gjitha kjo do të zhvillohet në një godinë të re, që do të vijë si rezultat i një qasje kreative ekonomike”, u shpreh ministri.

Biblioteka Kombëtare Ministri Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.