Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama ka një makineri elektorale”, Çipa: Po i përgjigjet votës së diasporës! Berisha po shkon në zgjedhje me mitin e tij si politikan

19:58 / September 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander cipa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet parlamentare në 2025 nuk duken larg dhe partitë në vend po lëvizin. Analisti Aleksandër Çipa thotë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale. Për të Sali Berisha nga ana tjetër po shkon drejt zgjedhjeve thjesht me mitin e tij si politikan.

“Mbledhjet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë për të ndërtuar një strategji elektorale. Megjithëse PD ka në krye z.Berisha, duket se e ka të vështirë të bëjë rolin e kryeopozitarit, edhe për shkak të masave që janë marrë nga drejtësia e re ndaj tij. Ne kemi krijuar perceptimin sikur Rama iu jep vëmendje fasadave. Por, Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale, për të maksimizuar thithjen e votës. Rama po i përgjigjet votës së diasporës me një strategji. Kryeministri kërkon që përmes ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë kryetarët e bashkive dhe krerët e qarqeve mund të aktivizojnë shqiptarët në diasporën shqiptare, kryesisht në Europë. Edi Rama është një politikan që e studion elektoratin e vet mjaft mirë. Rama e studion se kur mund të lindë ndonjë tronditje sizmike në parti dhe kryeministri nuk do probleme të brendshme partiake”, tha Çipa në “News 24”.

Sipas Çipës, PD po shkon drejt një humbje të paracaktuar. “Berisha po shkon në zgjedhjet e 2025 thjesht me mitin e tij si politikan. PD po shkon drejt një humbje të paracaktuar. Partia Demokratike duhet të sillte një konstruksion elektoral përpara ‘ndeshjes’, pra zgjedhjeve. Një opozitë mund të krijojë mitingje në qendër të Tiranës, por nuk e jep efektin e dëshiruar. Opozita nuk mund të kërkojë qeveri teknike, pasi nuk ka efekt mbarëkombëtar. Opozita ka nevojë që të krijojë besimin tek populli”.

Aleksandër Çipa Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.