Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Pikë uji”, Shqipëria synon çmimet ”OSCAR”

19:19 / September 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
460204247 584547393897911 1914404478916536490 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës.

Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së paraqitur nga shtëpia kinematografike Era Film për filmin, për të qenë filmi “Pikë uji” përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë International Feature Film, në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR. Qendra Kombëtare e Kinematografisë i uroi suksese regjisorit Robert Budina dhe producentes Sabina Kodra.

Filmi “Pikë uji” pati premierën vetëm 1 javë më parë në kinematë e kryeqytetit. Në qendër të historisë, shkruar nga Robert Budina, Doruntina Basha e Ajola Daja, qëndron Aida. Ajo ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj, por kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?

“Pikë uji” është një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE.

Oscar Pikë uji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.