Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbyllet në mesnatë afati i aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

21:36 / September 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtoria e policise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pak orë mbeten nga mbyllja për dorëzimin e aplikimeve për Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet nga burime jo zyrtare se deri në këto momente janë dorëzuar mbi 10 kandidatura.

“Në ditën e fundit të aftit të përcaktuar nga Ministria e Brendshme për të gjithë të interesuarit me gradën drejtues në radhët e policisë, për postin e rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, duket se orët e fundit kanë ngjallë interes tek disa prej kandidatëve të cilët kanë depozituar platformën e tyre dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u bërë pjesë e kësaj gare. Ditët e fundit kanë qenë disi aktive sa i takon të interesuarve ndonëse nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk jepet informacion zyrtar sa i takon aplikimeve të deritanishme. Burime jo zyrtare thonë se janë mbi 10 kandidatë që kanë shfaqur interes për postin në fjalë. Vetëm pak orë na ndajnë nga përfundimi i këtij afati dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë edhe të tjera aplikime, ndonëse numri deri më tani po mbahet tejet hermetik nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, të cilët do të udhëheqin këtë proces edhe pas përfundimit të dorëzimit të kandidaturave”.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave, ditën e enjte do të nisë puna e komisionit të posaçëm që do të bëjë vlerësimin e tyre.

“Ditën e nesërme nis puna për komisionin e posaçëm që do të merret me vlerësimin e kandidatëve në fjalë. Komisioni do të jetë i përbërë nga një zv/ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili do të bëjë një vlerësim të të gjithë kandidatëve, duke bashkangjitur dhe një vlerësim me pikë. Më pas njëri prej kandidatëve të rankuar me më shumë pikë në garë do të përzgjidhet nga Ministri i Brendshëm dhe emri i tij do t’i propozohet kryeministrit. Ky i fundit do të aprovojë më pas këtë emër duke i dhënë edhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.

aplikimet drejtori policise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.