Gramoz Berisha është i vetmi djalë i mbijetuar nga masakra e familjes Berisha në Suharekë, bashkë me nënën e tij dhe nusen e xhaxhait. Bëhet fjalë për ngjarjen e 26 marsit 1999 dhe vetë Gramozi nuk kishte folur kurrë më parë për të, por foli në “Dua të të bëj të lumtur”.
Ka qenë e ëma Vjollca që ka folur më herët për masakrën. “Ishte 26 mars 1999 kanë ardhur forcat policore në shtëpitë tona, na kanë nxjerr prej shtëpive kemi qenë me familjet e axhallarëve. Në oborr kanë nisur krismat e para ku pushkatuan burrat ne veç kemi vazhduar me ik nëpër rrugë të ndryshme, secili të ndarë prej njeri-tjetrit. Gjatë rrugës pamë që të gjitha rrugët ishin bllokuar dhe jemi ndalur në një qendër tregtare në Suharek dhe jemi ndalur në të vetmin lokal hapur. Pasi kemi hyrë brenda kanë ardhur forcat policore dhe kanë filluar me gjuajt. Ne kemi qene rreth 40 anëtarë vetëm në atë lokal, shumica gra dhe fëmijë, rreth 17 fëmijë”, ka rrëfyer ai.
Ai thotë se gjysma e trupave të viktimave nuk janë gjetur akoma dhe sot. Ai thotë se eshtrat e vëllait i ka gjetur, por jo të së motrës.
Pamjet e lokalit ku ndodhi masakra janë ende të gjalla si 20 vjet më parë, pa asnjë lloj ndërhyrje, ku ende janë shenjat e plumbave dhe gjithçka siç ishte atë ditë të errët. Fondacioni Golden Eagle ka vendosur ta kthejë atë vend në një memorial kujtese.
