Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Ministri Mazniku: Rritja e pagave ndihmoi bashkinë e Librazhdit për punonjës të kualifikuar

18:17 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
460840349 850602070494650 4476225687486793353 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilluan këtë të shtunë një takim me kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha. Mazniku thotë se bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. ”Diskutuam për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku. Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infrastrukturën arsimore”,-shkruan Mazniku.

Postimi i plotë

Bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. Diskutuam bashkë me Bora Muzhaqin, kryetarin e bashkisë dhe stafin e tij të drejtorëve të sektorëve kryesorë për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku.

Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infratrukturën arsimore.

Qeveria do të jetë krahë Librazhdit duke ndihmuar me asistencë për projektet e BE, duke ndërtuar një model ekonomik për bashkinë, për të rritur mirëqenien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Më vjen mirë që rritja e pagave që miratuam në qeveri së fundmi për bashkitë e ka ndihmuar Librazhdin për të gjetur punonjës të kualifikuar në sektorin e urbanistikës, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bashkive.

Arbjan Mazniku librazhd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.