Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Vengu takime me ambasadorët e huaj në Tiranë, flet për rijetëzimin e industrisë ushtarake dhe modernizimin e FA-ve

20:13 / September 21, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
460842925 10163202567732985 5875529312052983390 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë. Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve.

Në takimin me ambasadoren e Francës, Catherine Suard, ministri shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, modernizimit si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e Edukimit dhe Trajnimit.

Gjatë bisedës me ambasadorin britanik, Nick Abbotts, ministri e informoi për zhvillimet e fundit në fushën e Industrisë së Mbrojtjes si dhe proceset e modernizimit. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjet dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës.

Vengu dhe ambasadori britanik vlerësuan maksimalisht stërvitjen ushtarake të përbashkët “Corridor VIII Response”, që po zhvillohet në territorin shqiptar, në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore. Në takimin me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov u vlerësua kontributi i trupave shqiptarë në Grup-Batalionin e NATO në Novo Selo.

ministri i mbrojtjes pirro vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.