Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha thirrje diasporës shqiptare: Rikthehuni në shtëpinë tuaj, kjo është një betejë historike për të ardhmen

21:01 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha nga dritarja e banesës, i ka bërë thirrje diasporës për bashkim ndaj narkoqeverisë e cila sipas kreut të PD-së, përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.

Fjala e plotë

Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë. Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri. Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri! Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike. Është betejë për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite.

Është betejë për pensionistët shqiptarë që numërojnë kafshatat dhe paguhen sot në mënyrën më qesharake. Është betejë për të sëmurët shqiptarë që mjekohen masivisht me ilaçe të skaduara dhe që mafia e Edi Ramës vjedh paratë e ilaçeve të tyre, të aparaturave të tyre dhe ka katandisur shëndetësinë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar. Është betejë për kthimin e pasurive përrallore publike të këtij vendi në mirësi për qytetarët shqiptarë. Është betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur.

Është betejë për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, për të ecur të sigurt në rrugën e integrimit evropian. Është betejë për të mbështetur Kosovën, në rrugën e saj drejt Europës, anëtarësimit në NATO. Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar. Le të bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

Berisha diasporës shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.