Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdes motra e komandantit legjendar Adem Jashari

09:35 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8857
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua Brigada 111 “Adem Jashari”.

Motra e adem jasharit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Manovrat me mishin nga Brazili/ Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin, por lejohet derri. BE ka standard tjetër

11:22 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.