Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

1 vit nga vrasja e policit në Banjskë, vëllai i Afrim Bunjakut rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit

16:49 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afrim bunjaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë.

”Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë. Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë”, u shpreh Muj Bunjaku.

Po ashtu ai tregon edhe sesi e mori lajmin për vrasjen e të vëllait. ”Ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur më ka marrë në telefon djali i xhaxhait që jeton në Gjermani dhe më ka thënë që ‘kanë plagosur rëndë Afrimin’. Ishte shumë rast i rëndë. Mirëpo përkrahja ishte shumë e madhe nga shqiptarët kudo, i falënderoj se përkrahja ishte shumë e madhe, nga do anë.

Jeta është e vështirë t’i kthehesh normaliteti, është rast i rëndë. Afrimi nuk ishte vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve. Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.

Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur. E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. “Jo, jo”, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë dhe të ruhet, dhe ka thënë “s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja”. Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim”.

Afrim Bunjaku Banjskë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.