Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Sali Berisha bashkëbisedim virtual me të rinjtë që janë votues për herë të parë: Regjimi ka errësuar ëndrrat tuaja

18:59 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 78
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD-së. Përmes një lidhje virtuale me një nga sallat e selisë së PD-së ku kanë qëndruar të rinjtë, Berisha ka thënë se ky është një takim mjaft i rëndësishëm pasi ka shtuar se regjimi ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat e studentëve.

”Këtë takim e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm situata, rrethanat në të cilat ju të dashur të reja dhe të rinj, gjimnaziste dhe gjimnazistë jeni mbledhur sot në atë sallë. Jeni mbledhur në atë sallë në një kohë kur një regjim, një pushtim i brendshëm ka vendosur para jush, para vëllezërve dhe motrave tuaj, bashkëmoshatarëve tuaj barrazhe dhe të mëdha, ju ka vendosur ju para një përjashtimi real social, ka errësuar me kompleksit e politikave të tij mundësitë, ëndrrën tuaj. Por kjo do të thotë të ardhmen e këtij kombi.

Sivjet shkollat u hapën me 350 mijë nxënës të ulur në bankat e tyre. Nga 630 mijë që ishin ata 11 vite më parë. Kurë ndonjëherë në historinë e këtij kombi nuk ka ndodhur nëj përgjysmim dramatik siç ndodhi në një dekadë i të rinjve në Shqipëri. Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin e së ardhmes, ndërtimi i një të ardhme për një shoqëri dhe një vend është ëndrra e çdo të riu. Është tërësia e ëndrrave e të rinjve të këtij vendi dhe këtij kombi.

Ka vrarë ëndrrën, sepse vajza dhe djem të mençur konstatoni se në vendin tuaj, në qytetin ku banoni është e pamundur të mendosh se mund të ndërtosh folenë e familjes, se mund të ndërtosh shtëpizën e projekteve tua, se mund të mendosh që me idetë, me mendimet, me studimet të ndërtosh në këtë vend një të ardhme të ndritur, një të ardhme që meriton”.

Berisha frpd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.