Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Media turke ngre dyshimin: A është Shteti Bektashi në Tiranë një projekt i Izraelit?

21:47 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ba ba mondi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisma “e çmendur” e kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës është analizuar edhe në mediat turke.
Një artikull i ka kushtuar edhe gazeta “Sabah”, ku gazetari Melih Altinok e nis shkrimin e tij me titullin “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

Ai i është referuar një analisti për ta pyetur se ç’fshihet pas këtij shteti, shpallur menjëherë pas vizitës historike në Shqipëri të presidentit izraelit.

Artikulli i “Sabah”

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se do të krijojnë një formacion me emrin ‘Shteti Sovran i Bektashinjve’ në kryeqytetin Tiranë, që është pika kryesore e axhendës. Sipas një artikulli në New York Times, Kryeministri Rama dëshiron t’u ofrojë bektashinjve një enklavë si ajo e Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.
Të gjithë filluan të diskutojnë me habi këtë zhvillim, me Euronews që e quajti “aty ku alkooli do të jetë i lirë”, duke pyetur njëherësh se ‘Nga erdhi ky shtet bektashi?’.
Unë e pyeta Osman Atalay, një nga emrat më të njohur në këtë fushë, se çfarë ndikimesh do të kishte një iniciativë të tillë mbi Turqinë.

Përfundimet që nxora nga shpjegimet e detajuara të Atalay-t janë këto:
Shqipëria, me popullsinë e saj muslimane prej tre milionësh, në bregun e Adriatikut dhe fqinjësinë me Greqinë, është një vend strategjik që tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Në vend ka afërsisht 5% popullsi bektashie, mbi të cilët Irani ka pasur disa aktivitete. Megjithatë, bektashinjtë janë më afër SHBA-së.

Ky projekt nuk është një çështje që zgjidhet nga sot për nesër. SHBA dhe Izraeli kanë 30 vjet që ushtrojnë aktivitete ndikimi në Ballkan.
Një djalë i George Soros ka aktivitete të shumta në Shqipëri përmes Fondacionit ‘Open Society’.
Vizita e presidentit të Izraelit në Shqipëri së fundmi nuk duhet injoruar. Herzog u takua gjithashtu me liderin e tarikatit bektashi në Shqipëri, Baba Mondi, i cili ka një histori të dyshimtë, si dhe me numrin dy të KMSH-së.
Në këtë rajon, me një histori 600-vjeçare, nuk duhet të nënvlerësohet ‘operacioni i rrethimit’ të Turqisë”.

Mediat turke shteti bektashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.