Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deklaratat e Spiropalit për Gjuhën Shqipe ndezin RMV-në

20:20 / September 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0101 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Gjuha Shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cënimi i saj në çdo formë dhemb shumë.”

Kjo deklaratë e bërë të hënën nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj në shkup, ka trazuar jo pak politikën maqedonase.

Kryeministri Hristijan Mickovski thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipes dhe se i respekton identitetet e gjuhëve të tjera që fliten në Maqedoninë e Veriut.

Hristijan Mickovski: Ne nuk jemi si vendet anëtare individuale që duan të kërcënojnë identitetin e kombeve të tjera, ne nuk kemi një qëllim të tillë, përkundrazi, ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e Gjuhës Shqipe dhe Gjuhën Maqedonase dhe të gjitha gjuhët e tjera që përdorin qytetarët në Maqedoni.”

Por nga Partia e Majta, deklaratën e Spiropalit e kanë cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Amar Mecinoviç – “Levica”: Zyrtarët e huaj, në fakt, nuk duhet të kenë kërkesë për politikën tonë të brendshme, kështu që sinqerisht nuk do të komentojmë sepse është jashtë të gjitha praktikave diplomatike.

Ndërkohë që partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbështesin deklaratën e Spiropalit si të duhurën.

Ilire Dauti – Fronti Evropian: Padyshim që Gjuha Shqipe nuk është gjuhë jetime dhe ka pas vetes një popull të tërë unë e kam shprehur edhe më heret është nder edhe për vetë Maqedoninë e Veriut që ta ketë gjuhë zyrtare një nga tre gjuhët indo-evropiane më të vjetra në botë.

Në javën e parë të Tetorit, Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të debatojë rreth mundësisë për abrogimin e ligjit të Gjuhës Shqipe në tërësi, ose vetëm disa pjesë të tij.

deklaratat RMV spiropalit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.