Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në përballje me Maznikun në Elbasan, Salianji: Nuk ka asnjë lidhje me atë qark

21:44 / September 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë bisedës në Klan News foli edhe lidhur me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit. Salianji u shpreh se ka një përçarje të thellë sa i takon këtij qarku për shkak se Arbjan Mazniku nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin dhe se sipas tij ai nuk ka pasur ndonjëherë efekt elektoral.

-Çfarë mendimi keni për Arbjan Maznikun që është drejtuesi politik për Partinë Sociliste në qarkun ku ju do të garoni?

Ervin Salianji: Besoj që ja ku është një rast tjetër ku nuk bëhet zhurmë, por që ka një përçarje të thellë në qarkun e Elbasanit për shkak të mospranimit. Ju e dini që pavarësisht problematikave që kanë pasur dhe që ne i kemi denoncuar fort për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin ka pasur dy funksionarë të lartë të Partisë Socialiste, Gjiknuri dhe Balla. Tani për ta ka shkuar një personazh politik që nuk është provuar asnjëherë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin, s’ka pasur ndonjëherë efekt elektoral. Ka një përçarje masive në Partinë Sociliste në qarkun e Elbasanit për shkak të këtij emri dhe po tentohen tani që të çohen edhe emra të tjerë për të paqtuar gjakrat. Bëjnë vetëm mbledhje të mbyllura me pak njerëz, nuk i kemi parë akoma tek qytetarët.

-Po kjo është pozitive për ju, fakti që janë të përçarë…

Ervin Salianji: Përçarja padiskutim. Jo vetëm përçarja, por pakënaqësia në nivel kombëtar ndaj qeverisë është 70% dhe është detyra jonë që ta kthejmë atë në votë.

Arbjan Mazniku Elbasan Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.