Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A do të zëvendësojë Salianjin pas vendimit të Apelit, si drejtues politik në Elbasan? Ja si përgjigjet Dash Sula

21:02 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur i revoltuar në një program televiziv pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kolegun e tij Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Teksa fajësoi drejtësinë për standarde të dyfishta, Sula kërkoi një reagim ekstrem të grupit të PD për situatën e krijuar, duke thënë se deputetët e opozitës duhet të ngujohen në Kuvend deri në grevë urie, pasi vendi është në prag tiranie.

“Po të isha unë Sali Berisha, apo kreu i grupit, kryesia, duhet t’i linim qytetarët jashtë për këtë çështje. Ky duhet të ishte një problem i grupit parlamentar. Është cenuar grupi i PD. Nëse ka këllqe grupi parlamentar të bëjë reagimin ekstrem. Këto e grisën vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e cuan në Venecia. Këta nuk pyesin për gjykatë.

SHBA dhe BE thonë gabim. Aksion në parlament. Nuk duhet të ketë më parlament. Ngujim, grevë urie, nga i pari tek i fundit. Po i mbyllet goja opozitës që të mos denoncojë më. Nuk është për Ervin Salianjin. Kush nuk ka këllqe. Ngujim deri në grevë urie ta bëjë grupi. Edhe të vdesë një deputet, ta marrë vesh shoqëria. Jemi në prag tiranie.”, u shpreh Sula.

I pyetur nëse a do të jetë ai si zëvendësues i Ervin Salianjit si drejtues politik në Elbasan, Sula deklaroi se nëse ia cakton lideri i PD-së, Sali Berisha, ai do ta pranojë vazhdim të veprës së kolegut të tij, por sipas Sulës, duhet të punojnë të gjithë deri ditën e zgjedhjeve.

“Unë nuk i kam bërë kurrë bisht një pune që më kanë ngarkuar. Po ashtu nuk kam kërkuar asnjë ofiq apo post në parti edhe kudo. Unë mendoj se të gjithë duhet të japim kontributin, nga unë i pari dhe gjithësecili nga sot deri ditën e zgjedhjeve.

Do ta pranoj në vazhdim të veprës së Ervin Salianjit. Unë këtu jam, nuk kam fshehur asgjë. Unë kurrë nuk kam trokitur në derë të një ministri të Sali Berishës apo të një ministri të Qeverisë Rama për një tender apo për një vend pune. Ky është karakteri im. Jemi në një pikë kritike dhe duhet të reagojmë të gjithë.” – tha Sula.

dash sula Elbasan Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.