Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji zbulon orën kur shkon në Polici, Bardhi: Propozuam ngujim në PD, por do të respektojmë vendimin

16:10 / September 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1727445299xwhatsapp image 2024 09 27 at 155142 759
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pritet të shkojë vetë në Policinë e Tiranës rreth orës 17:00, pasi Prokuroria e Tiranës firmosi këtë të premte urdhërarrestin. Është një mesazh që i është dërguar strukturave të PD, që të mblidhen para policisë.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi tani në një dalje për mediat, tha se vendimi ndaj Salianjit është me urdhër të Ramës. Për këtë arsye ai paralajmëroi veprime politike ndaj mazhorancës. Si fillim u mendua ngujim i deputetëve në seli për të mos dorëzuar Salianjin, por ky i fundit ka zgjedhur të dorëzohet vetë. Bardhi deklaroi se pas këtij vendimi, nuk do të ketë më marrëdhënie institucionale me shumicën socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. 

”Qëndrimi i grupit të PD-së është që nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi. Qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve ka qenë që Salianji të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës. Sot u dënua çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo qytetar i RSH që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Prandaj dhe grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së. Pa dyshim ishte vendim politik i grupit.

Por krahas vendimit politik jemi detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit që të përballet me të keqen edhe me koston të shkojë në burg pa prova. Kjo sakrificë e Salianjit, sakrificë në emër të çdo demokrati do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh. Kur një deputet i opozitës çohet në burg si shenjë hakmarrje e Edi Ramës rrezik për këdo. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor”,-tha Bardhi.

bardhi ervin salianji PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.