Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon data e protestës së PD, në 7 tetor, ditën e hënë

19:21 / September 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8967
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha ju bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar që të nisisn mosbindjen civile në të gjitha nivelet.

Ai ka theksuar se ka ardhur koha që pas mbrojtjes të kalojnë në sulm, pasi ndryshe nuk mund të rrëziohet kjo qeveri.

Siaps tij mosreagimi ndaj Edi Ramës është mbështetje ndaj diktaturës.

“Shqiptarët do të ngrihen, do të reagojnë, mnuk do të qendrojnë si kavie të këtij regjimi. Nuk janë shqiptarët vëllazëria Xhafa, Rama apo vëllazëria Bajri. Unë kam besim shumë te ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje në radhë të parë opozitës, së pari demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklerata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh, por ne jemi të vërtetë, jemi realistë, Rama na ka bërë neve jo nji por disa deklarata lufte. Vjedhja e flamurit të PD 3 vite më parë ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve, burgosja e liderit të opoziutës pa asnjë fakt, vetëm se e dinte që nuk do të fitonte zgjedhje të lira, ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që e zgjodhën me votë kryetarin e tyre, dhunimi i hapur masiv i zgjedhjeve, përdorimi i industrisë së vjedhjes së votës, shndërrimi haptas i krimit monstruoz në votë, dhe votës në krim. Të gjitha këto ishin thirrje lufte për ne. Të gjitha këto faktonin se e ardhmja jonë, e ardhmja e shqiptarëve përfundon tek këmbët e një kryekrimineli mafioz që ndodhet sot në krye të narkoshtetit. Në të gjitha ato që përmenda më sipër kishte vetëm një qëllim arkivimin tonë në histori, paraqitjen para shqiptarëve të një realiteti sikur ne nuk kemi ekzistuar këtu. Ndaj të gjitha këtyre ne raguam në mbrojtje, ne reaguam për mbijetesë, ne reaguam për opozitën sovrane për të cilën vendosin anëtarët e saj dhe asnjë tjetër. Çdo njëri prej jush duhet ta ketë shumë të qartë se aps të gjtiha këtyre shqiptarë nuk na duan më në mbrojtje, se pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj dhe burgosja e Ervin Salianjit duhet të jetë për çdo demokrat e demokrate, për qytetarët, arrestimi pas asnjë fakt bazë e dokument i Sali Berishës, ndjekja, persekuptimi i liderve të tjerë të opozitës, rrëmbimi i mandatit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, të gjitha ëkto janë kushtrime për opozitën, PD-në, të përballen me këtë armik që çdo ditë bën çdo gjë për asgjesimin e tyre. Miqtë e mi duhet të jemi të vetëdijshëm se sot çdo qendrim me duart kryq, çdo qendrim në mbrojtje është fitore për Edi Ramën, ndaj dhe ne do të kalojmë në sulm. Rama ka instrumenta për në na burgosur, për të dezinfermuar por ne kemi instrumenta që me revoltën tonë e paralizojmë anë e kënd vendit këtë narkoqeveri krimanale armike e lireive, dinjitetit e qenies së shqiptarëve. Sot ëhstë koha që të përdorim të gjtiha instumentat, të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që në 7 tetor shqiptarët të bëhen të gjithë bashkë, të harrojnë partitë dhe të ngrihen në këmbë për Shqipërinë.

“Më 7 tetor çdo opozitar, të ulë flamujtë partiakë dhe të ngrejë flamurin kombëtar”, ishte thirrja e Berishës.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”/ Rama kritika ambientalistëve: Shpendët deri dje vriteshin për qejf me çifte…

19:50 / June 8, 2026

Vrasja në Kamëz/ Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Identifikohet autori

12:30 / June 8, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

12:25 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.