Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar:
Protesta ishte menduar të dielën në datë 6 tetor. Do të bëhet bllokimi akseve në të gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori. Protesta do të zhvillohet në Tiranë, të hënën ora 18.00. Do nisim nga Kryeministria që është simbolika e protestës, pastaj do të lëvizim në të gjithë Tiranën.Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani dhe fjalime nuk do të ketë.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm: Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje.
Takohuni me anëtarët dhe harroni komunikimet me grupet në telefon. Ne jemi në luftë.
Nuk kemi luksin te njoftohemi dhe te angazhohemi permes kesaj menyre. Nuk është serioze. Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë.
Deget e Tiranes duhet te jene ne terren çdo dite. Anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetet ne zona. Jemi ne lufte , t’i pergjigjemi me disipline ne hekurt.
Nuk ka kthim pas. Te mos e mendoje kush.
O fitore o vetem fitore.
