Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja sa do te paguani për sigurimin e makinës

20:35 / September 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8974
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1 janari i vitit 2025 do të vijë me çmime të reja për sigurimin e makinës. Janë shtatë faktorë risku që do të merren për bazë: historiku i dëmeve, fuqia motorike, mosha e të siguruarit, eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit nga individ apo biznes, qarku i regjistrimit si dhe vjetërsia e mjetit. Qëllimi i faktorëve të rinj është që të ketë një diferencim mes primeve për makinat dhe shoferë të ndryshëm. Kompanitë në tregun e sigurimeve thonë se janë gati të zbatojnë këtë sistem të ri, i cili në thelb është një mundësi për të shkuar drejt sistemi bonus-malus.

“Ne jemi gati dhe viti 2025 do të jetë viti zero në drejtim të gjithë historikut të mjetit. Nuk presim që nga viti ardhshëm të ketë ndryshime thelbësore në çmim. Por në vitin në vijim shoferët me rekorde pozitive do të kenë 2-5% ulje të primit të sigurimit. Ndërsa ata që do të kenë të regjistruar një dëm do të pësojë 25% rritje. Ndërsa ata me dy apo më shumë dëme do të kenë 50% rritje të primit“, – sqaroi Besnik Çobaj, drejtor i departamentit të sigurimit motorik në një prej kompanive më të mëdha në treg.

Këto shifra i përkasin drejtuesve të mjeteve, individ, pasi subjektet që do të sigurojnë mjetet e tyre do të kenë tarifa edhe më të larta. Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” Çobaj tha se metodologjia e re do të ketë dy efekte të rëndësishme në treg.

“Me faktorët e përcaktuar synimi është që të dekurajohet përdorimi i makinave të vjetra. Nga statistikat na rezulton se më shumë se 50% e aksidenteve vijnë nga mjete me moshë mbi 15-vjeçare. Ne presim që të ketë impakt në reduktimin e aksidenteve në vend. Nga ana tjetër makinat e luksit, pra ato me fuqi mbi 3 mijë cc, të paguajnë më shume se makinat e tjera. Pra të ketë diferencim, kështu ndodh edhe në vendet e BE-së“, – sqaroi Çobaj në Vizon Plus.

Sigurimi motorik dominon tregun e sigurimeve me 73%. Ndaj dhe rregullorja e re që hyn në fuqi mbart një rëndësi të veçantë për tregun dhe konsumatorët. Sot çmimi mesatar i sigurimit arrin në 17 mijë lekë.

siguracion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.