Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Panairi i Artizanatit e Trashëgimisë në Gjirokastër

13:20 / September 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
panair
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditët e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër si çdo vit po mbahet Panairi Mbarëkombëtar i Artizanatit dhe Trashëgimisë.

Panairi mbledh këtë vit rreth 40 artizanë të punimeve të traditës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.Ata kanë ekspozuar punimeve të realizuara me teknika autentike shekullore një pjesë e të cilave janë edhe mes dijenive të rrezikuara të trashëgimisë jomateriale si endjet në vegj, punimet në gur e dru, veglat muzikore apo tradita e bërjes së zaireve të dimrit. Artizanët i ekspozuan produktet e tyre në pazarin e Gjirokastrës duke e rikthyer për pak ditë në funksionin e tij mesjetar si një qendër prodhimi, zejesh, shitjesh dhe shkëmbimesh.

Bjori Thana, TID: “Interesi ka qenë i lartë sidomos nga turistët të cilët duan të njohin më mirë punimet artizanale që prodhohen në trevat tona, gjithashtu këtë vit kemi pasur demonstrime live të punimeve të tyre”.

“Ne vijmë nga Ulqini në Malin e Zi. Jemi një grup artizanësh që vijmë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe prezantohemi me lloje të ndryshme të artizanatit, me produkte të lëkurës, qëndisje të ndryshme, me instrumenta burimorë tradicional \, me çanta të qëndisura me dorë.Kjo është hera e 11-të që vijmë në Gjirokastër dhe ky është tashmë një panair tradicional dhe jemi shumë të kënaqur sa i takon edhe mikpritjes gjirokastrite. Kemi edhe artizanë malazezë që vijnë për herë të parë. Edhe ata janë shumë të kënaqur”, u shpreh Ramiz Hajdari, përfaqësues i artizaneve për Ballkanin Perëndimor.

“Vijmë nga Kosova, Gjakova dhe për të thënë të drejtën vij për herë të parë. Vajza ime Yllka Haxhiu nga Kosova është disenjatore e modës dhe merret me sfilata dhe më sugjeroi të vija unë. Hera e parë që vij. U kënaqa, shumë mirë. Ne kemi çanta punime dore, kurora, korseta, fustane.”

” Unë jam Aishe Isufi nga Prishtina. Punimet e mia janë çanta, punë dore, byzylikë e kështu me rradhë. Në këtë panair marr pjesë për herë të dytë dhe po ka interes sepse çanta janë shumë kualitet, shumë punë e mirë dhe është shumë trendy kjo puna e dorës me çanta.”

Panairi i Artizanatit rikthehet në vitin e tij të 18-të në Gjirokastër për të promovuar traditën dhe zejet. Eventi ka nxitur tregun për qindra produkte të artizanatit ndërsa Gjirokastra është e rezervuar në masën 70% përgjatë ditëve të fund shtatorit. Polifonia, veshjet dhe muzika tradicionale janë gjithashtu pjesë e atmosferës së mbrëmjeve në Gjirokastër.

Gjirokaster
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.