Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

E deleguara e Amerikës shkon në Gjykatën Kushtetuese, diskutime për transparencën e institucionit

16:31 / October 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1727791462 gjk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën Kushtetuese me trupën e kësaj gjykate e kryesuar nga kryetarja e GJK, Holta Zaçaj. Nancy VanHorn, shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë.

Gjatë takimit, kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj.

“Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Rregullorja e Marrëdhënieve të Gjykatës Kushtetuese me Median, është bërë kreditimi i gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës duke organizuar edhe konferenca interaktive për shtyp, si dhe ndjekja në Live Stream e seancave gjyqësore publike”, thuhet në njoftimin e GJK.

Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, si dhe rëndësinë që mbart paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve në përmbushjen si duhet të misionit të saj Kushtetues, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës, në funksion të rritjes së pavarësisë institucionale, garantimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjykata Kushtetuese Nancy VanHorn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.