Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

24 deputetë të PD pa lekë, të përjashtuar dhe në SPAK, kryeparlamentarja Spiropali u ndërpret rrogat

16:46 / October 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse me vetëdije shkaktuan kaos dhe shkatërrim në sallën e Kuvendit, pasojat për 24 deputetë të PD-së janë të forta. Mazhoranca nuk ka humbur kohë duke evidentuar që mbrëmjen e së hënë 24 kolegët protestues të PD-së, të cilët shkaktuan trazira në sallën e seancave dhe jashtë saj, që nga djegia e karrigeve, goditja me mjete të forta dhe pengimi i mbajtjes së fjalës. Komisioni i Etikës do të vendosë me sa ditë do të përjashtohen nga punimet e Kuvendit pjesëmarrësit në këto akte.

Nëpërmjet Policisë së Shtetit, qeveria ka dërguar në SPAK për vepra të rënda penale 24 deputetë të opozitës. Në krye të të paditurve, rrezikon më shumë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, që akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i Pronës me Zjarr” dhe “Goditje për Shkak të detyrës”. Pas tij, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, për hedhjen e këmbës së karriges në drejtim të kryeparlamentares Spiropali, akuzohet gjithashtu për “Goditje për Shkak të detyrës”. Ndërsa për flakën që u vuri karrigeve, Bledian Nallbati akuzohet nga Policia për veprën penale “Shkatërrim I Pronës me Zjarr”.

Përveç tyre, me Prokurorinë e Posaçme duhet të përballen edhe 20 deputetë të tjerë, jo vetëm të selisë blu por edhe aleatët e PD. I vetmi që mbetet për t’u sqaruar nga emrat e përcjellë nga policia është shtetasi E.B., 51 vjeç i cili me këto iniciale nuk identifikohet me asnjë deputet të Kuvendit. Por duke kryqëzuar të dhënat me emrat që PS ka dërguar për masë në Sekretariatin e Etikës mendohet të jetë Helidon Bushati. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njofton se dëmi financiar i shkaktuar do t’u mbahet nga rroga.

kaos pasoja PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.