Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mes sfidave ekonomike dhe të sigurisë, Kina shënon 75 vjetorin e Partisë Komuniste

21:46 / October 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kina k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina po shënon 75-vjetorin e qeverisjes së Partisë Komuniste, ndërsa vendi vazhdon të përballet me sfidat ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë.

Nuk pati njoftime për festime të martën, përveç një ceremonie të ngritjes së flamurit në sheshin Tiananmen. Mediat tërësisht të kontrolluara nga shteti transmetuan raporte të vazhdueshme mbi përparimin ekonomik të Kinës dhe qëndrueshmërinë sociale, pa përmendur sfidat që variojnë nga rënia e lindjeve, deri tek ndërprerja në zinxhirët e furnizimit, që ka dëmtuar ekonominë e orientuar kryesisht nga eksportet.

Përkujtimore u mbajtën gjithashtu në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe ish territorin e Portugalisë, Makao, që u vunë sërish nën sovranitetin kinez në fund të viteve 1990, si një tregues kyç i vendosmërisë së Pekinit për të kapërcyer atë që e ka konsideruar “Shekull të Poshtërimit”.

Përgjatë dekadave të fundit, Kina ka organizuar parada ushtarake dhe shfaqje të fuqisë ekonomike të vendit vetëm në fund të 10-vjeçarëve, si për 60-vjetorin dhe 70-vjetorin. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është përballur me vështirësi për t’u rimëkëmbur pas pandemisë COVID-19.

Rënia e interesit për pronat preku edhe pjesë të tjera të ekonomisë, nga ndërtimi tek shitjet e pajisjeve shtëpiake. Javën e kaluar, Kina njoftoi një sërë masash për të nxitur ekonominë, mes tyre, uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave për të marrë kredi për shtëpi.

Që nga pandemia, udhëheqësi i partisë dhe kreu i shtetit Xi Jinping, kryesisht i ka shmangur udhëtimet jashtë shtetit ndërsa në politikën e brendshme, ka larguar zyrtarët e lartë të konsideruar si jo mjaftueshëm besnikë, ose të dyshuar për korrupsion.

“Rruga përpara nuk do të jetë e qetë, do të ketë vështirësi dhe pengesa dhe ne mund të hasim sprova të mëdha si erërat e forta dhe detet e trazuara, apo edhe dallgët e stuhishme”, paralajmëroi Presidenti Xi gjatë një banketi në prag të përvjetorit.

“Ne duhet të tregojmë vëmendje dhe kujdes të madh në kohë paqeje, të marrim masa dhe të mbështetemi ngushtë tek e gjithë partia, e gjithë ushtria dhe njerëzit e të gjitha grupeve etnike në të gjithë vendin”, tha ai, duke shtuar se “asnjë vështirësi nuk mund ta ndalë popullin kinez të ecë përpara”.

Ky përvjetor shënohet një kohë që Kina përballet me mosmarrëveshje në rritje me fqinjët, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Filipinet për shkak të pretendimeve territoriale dhe marrëdhënieve të tyre të ngushta me rivalin kryesor të Pekinit, Shtetet e Bashkuara.

Komunistët nën drejtimin e Mao Ce Dunit morën pushtetin në vitin 1949 pas një lufte civile me nacionalistët Kuomintang (KMT) të drejtuar nga Chiang Kai-shek, të cilët u larguan dhe e zhvendosën pushtetin ekonomik, politik dhe ushtarak në ishullin të vetëqeverisur të Tajvanit. /voa
Pekini vazhdon të këmbëngulë që Tajvani duhet të aneksohet dhe të jetë nën drejtimin e Partisë Komuniste, me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa SHBA-ja ka siguruar armë për të bërë të mundësuar mbrojtjen e tij.

Kina, ndërkohë, është përfshirë në mosmarrëveshje lidhur me pretendimet e saj për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore dhe ishujve të pabanuar të kontrolluar nga Japonia, Filipinet, Vietnami dhe vendet e tjera fqinje.

Presidenti Xi e ka kthyer veten praktikisht në udhëheqës të përjetshëm të Kinës, duke i dhënë fund kufijve të mandatit dhe duke zgjeruar pushtetin e tij mbi organet kryesore qeveritare dhe partiake. Kina nuk lejon garë zgjedhore dhe partia ka pothuajse kontroll të plotë mbi mediat që informojnë 1.4 miliardë qytetarët e saj.

75 vjetori Kina partise komuniste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.