Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut

21:25 / October 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CIA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.

Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate.

“Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare, të dinë se ne jemi të hapur për të punuar”, tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.

Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.

“Siguria dhe mirëqenia juaj janë përparësia jonë”, thuhej në video.

Në video thuhej se agjencia nuk jep garanci se do të përgjigjet dhe se përgjigja mund të marrë kohë.

Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi “të organizuar dhe sistematik” kundër Kinës. Ai shtoi se “çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë”.

Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt ushtarak në rajon.

Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut njihen brenda komunitetit të inteligjencës amerikane si “shënjestra të vështira” – vende qeveritë e të cilave janë të vështira për t’u depërtuar.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu duke u përballur me konfliktin mes Iranit me Izraelin, programin bërthamor të Teheranit, lidhjet në rritje të këtij të fundit me Rusinë dhe mbështetjen që Irani u jep grupeve militante që ndajnë të njëjta qëllime.

Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një tjetër objektiv i inteligjencës amerikane, përfshirë furnizimi me armë i Moskës nga Pheniani për luftën në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë. Por Moska dhe Pheniani e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.

CIA filloi rekrutimin e rusëve në vitin 2022 duke postuar tekste në gjuhën ruse në llogaritë e saj në median sociale që tregonin mënyra se si të kontaktohej agjencia në mënyrë të sigurt, pasuar me një video të publikuar në vitin 2023.

cia online rekrutime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.